Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lë për të dëshiruar”, Tetova me rezerva pas fitores ndaj Teutës: Kemi 3 ndeshje që pësojmë gol

Shkruar nga NEWSPORT
“Lë për të dëshiruar”, Tetova me rezerva pas
Edlir Tetova

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 4-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Sigurisht që kam disa pakënaqësi. Në pjesën e parë lamë shumë hapësira në fazën mbrojtëse. Mundësitë e Teutës ishin të mëdha në pjesën e parë, nuk më pëlqeu. Duhet t’i japim merita kundërshtarit, por përsëri ngulmimi për ta çuar ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen, lë për të dëshiruar, momente-momente.

I gjithë çalimi në momentin kur kundërshtari ka raste, vjen nga mbrojtja. Mbrojtësi i parë është sulmuesi, por ato çrregullimet gjatë javës, iku dhe erdhi lojtari, ndikon. Vështirësia më e madhe për një ekip është për të prekur lojtarët në mbrojtje. Kur ka kështu lëkundjesh, vijnë këto situata për kundërshtarët. Nuk është vetëm këtë ndeshje, kemi 3 ndeshje që marrim gol, përveç Kupës, kjo do riparë. Jemi më të qetë, asnjë lojtar nuk lëviz. Gruda dhe Selmani të dëmtuar, presin javën që vjen dhe rikthimi i Aleksit, do të jemi të plotë në vazhdimësi.

Koha ishte një pjesë e kësaj, shpejtësia e veprimit ndikonte më tepër. Në mbrojtje kishim shumë prekje topi, gjë që vjen edhe prej presingut. Por po të ishim më të saktë në shpejtësi, mendoj që do të kishim një rezultat më shumë. Ato 30 minuta, është e vërtetë që ne nuk bëmë asgjë, kishim një nxitim shumë të madh, pasi çdo lojtar i mbrojtjes e prekte topin 2 herë. Në pjesën e dytë kemi qenë goxha të qartë, me diktimin që bëmë në të parën, gjithçka vazhdoi normalisht.

Sot ndeshja numër 200 si trajner? Më ka thënë diçka Ylli, por nuk e dija fiks. Okej, shumë mirë”, tha Tetova.

 

Poll

Lexo gjithashtu