Humbja ndaj Teutës mbushi “kupën” e Armando Cungut,i cili u largua përfundimisht nga skuadra e laçit. Tashmë kurbinasit janë pa një trajner dhe drejtuesit janë në kërkim të një zëvendesuesi.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se një kandidat potencial për të marrë drejtimin e bardhezinjve është Marko Jovanovic. Ky i fundit është një njohës shumë i mirë i Superiores, pasi ka qenë ndihmës trajner i Mlladen Milinkovic te skuadra e Luftëtarit, ndërsa të njëjtin pozicion e ka mbajtur edhe te Partizani.
Eksperienca që ka 37-vjeçari në Superiore bën që drejtuesit e kurbinasve ta tentojnë për stolin e tyre. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe kush do të mund të marrë përsipër Laçin e këtij sezoni.