
Kampionati shqiptar i futbollit pas çdo jave që kalon po bëhet gjithmonë e më interesant, ku renditja ndryshonë në mënre të çuditshme. Por i vetmi klub që ende mban vendin e fundit dhe pa asnjë rezultat pozitiv në 5 ndeshjet e fundit është Laçi.
Kurbinasit pas 34 javësh grumbullojnë 33 pikë, 3 më pak se Bylis dhe Tirana. Fakti që kanë kaq gjatw pa fitore është njëra anë e medaljes. Por ana tjetër mund të konsiderohet fat. Dy ndeshjet e mbetuar janë kundër Dinamos dhe Vllaznisë.
Të dyja klubet në fjalë e kanë siguruar “Final 4” dhe vijnë pa ndonjw objektiv kundër Laçit, çka mund ti jap mundësi Kurbinasve për ti marrë më të mirën përballjeve. Nëse hipotekojnë në “letër” 6 pikë, ata do të shkonin në 39 pikë, prap asgjë e sigurtë, por ekziston shansi i “play-out”.