Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi bie nga Kategoria, trajneri Moriero: E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani, nuk e meritonim rënien

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi bie nga Kategoria, trajneri Moriero: E ardhmja ime nuk
Francesco Moriero

Laçi nuk arriti dot të mbijetojë në Superiore duke dalë në vendin e fundit duke barazuar me Vllazninë. Gjithsesi trajneri Francesco Moriero i kurbinasve doli në prononcim për mediat.

“Sot është një ditë shumë e trishtë, Laçi nuk meritonte të binte nga Kategoria për lojën që ka treguar në fushë. Respektoj gjithmonë verdiktin e fushës edhe sot që mbaroi kampionati nuk jam i kënaqur.

Ka qenë një eksperiencë e rëndësishme, kam kërkuar të jap eksperiencën time për lojtarët. Është normale që kur nuk ke rezultate ka shumë keqardhje. Jam njeri i sportit e pranoj verdiktin, por më shumë jap shpirtin në fushë. Kemi bërë gabime individuale që janë pjesë e futbollit.

Ajo që më bezdis është pjesa e gjykimit, janë disa episode shumë të dyshimta. Kam dhënë gjithçka për të shpëtuar, e ardhmja ime nuk ëhshtë e rëndësishme, e rëndësishme është të rikthehet Laçi në formë të mirë”, u shpreh Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga