Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

La Tiranën për Egnatian, zbulohet “ndërmjetësi” që transferoi Lushkjen te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
La Tiranën për Egnatian, zbulohet “ndërmjetësi”
Regi Lushkja

Regi Lushkja do të jetë futbollisti i ri i Egnatias. Lushkja transferohet tek Egnatia pasi mbylli aventurën e tij 2-vjeçare me Tiranën. Një goditje e kampionëve të Superiores që përforcojnë organikën me një lojtar të konfirmuar të elitës shqiptare.

Teksa është zbuluar edhe “ndërmjetësi” i këtij transferimi të bujshëm të Egnatias. Është portieri i këtyre të fundit, Alen Sherri që ka qenë “ura lidhëse”, mes Lushkjës dhe klubit rrogozhinas. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Sherri, sigurisht në batutë e sipër dhe duke e kthyer në gazmore pasi Sherri dhe Lushkja janë shokë të vjetër.

“I lumtur që bëra të mundur këtë transfertë. Shumë fat vëlla!”, shkruan Alen Sherri në Instagram duke e shoqëruar edhe me disa figura të qeshurash. Një batutë që nuk kishte si të kalonte pa u vënë re. Kujtojmë që Sherri dhe Lushkja ribashkohen, pasi së bashku kanë qenë pjesë e ekipit të Laçit nga viti 2020 deri në 2022.

La Tiranën për Egnatian, zbulohet “ndërmjetësi”
Postimi i Alen Sherrit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga