Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kuptojeni një herë e mirë, merkaton nuk e bën Ilir Daja”, trajneri i Dinamos “hap zemrën”: Ju tregoj pishmanet, kërkova 2 mbrojtës dhe…

Shkruar nga NEWSPORT
“Kuptojeni një herë e mirë, merkaton nuk e bën Ilir
Ilir Daja

Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Në momentet që skuadrat janë mirë, kanë bonus psikologjik më të madh. Derbit janë gjithmonë të vështirë pavarësisht formës momentale, derbit janë të paparashikueshëm. Kështu ndodhi edhe sot. Ne kishim rastet tona. Derisa terreni u rëndua, bëmë mirë. Tirana kishte gjithashtu rastet e veta. Sot i rëndësishëm është reagimi i ekipit dhe që ne kthehemi tek fitorja. Ky është një bonus dyfish për nga ana psikologjike.

Pa nënvlerësuar edhe atë grintë që pati Tirana, por derisa filloi shiu, gabimi tek ne ishte dalja nga poshtë. Po kërkonim rrugën e gabuar. Për këtë bisedova me çunat, në pushim të ndeshjesh. Për mënyrën se si luante Tirana ne e kishim më të lehtë që të mbanim topin në qendër. Në “korridoret” që ne duhej të luanim, neve nuk e bëmë diçka të tillë. Ne e dërguam topin aty ku nuk duhej. Kjo na kushtoi disa kundërsulme.

Merkaton nuk e bën Ilir Daja, kuptojeni një herë e mirë. Nuk mundem unë dhe të krijoj marrëdhënien me menaxherët. Pasi pjesa më e madhe nuk njohin as lojtarët që prezantojnë. Pishmane kam, pasi kam kërkuar që në nëntor 2 sulmues dhe 2 qendërmbrojtës. Dita dhe Aliji po bëjnë mjaft mirë, janë të përshtatur në rolet e tyre. Ky është pishmani për periudhën e merkatos. Vila? E evidentona 2 javë më parë, që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Më vjen mirë pasi po kontribuonte jashtë mase dhe i mungonte goli. Kjo gjë do ta kthejë në një anë të mirë psikologjike”, tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu