Teuta 0-0 Pogradeci
"Abissnet Superiore": Play-out
Stadiumi: "Niko Dovana"
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Kotobelli, Wotlai, Përgjoni, Toli, Vila. Trajner: Bledar Hodo.
POGRADECI: Stanic; Toshevski, Kasmollari, Greca, Lleshaj, Lila, Shanaj, Samake, De Oliveira, Danladi, Preknicaj. Trajner: Emiljano Çela.
LIVE:
52' Rast i mirë për Teutën, Toli godet me kokë por topi përfundon jashtë portës.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë, Teuta 0-0 Pogradeci.
45' Akordohen 3 minuta shtesë para mbylljes së pjesës së parë.
38' Samake shërben një top në zonë, por Zogos largon rrezikun me kokë.
32' Preknicaj tenton golin "e jetës" me roveshatë, por topi nuk ka koordinimin e duhur.
21' Tenton Vila me kokë, asnjë shqetësim për portierin Stanic.
8' Pogradeci i afrohet golit me De Oliveira, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
1' Shkelmohet topi i parë në "Niko Dovana", starton ndeshja Teuta-Pogradeci.
