Edhe pse nuk ka asnjë informacion konkret për të ardhmene e trajnerit Ernest Gjoka në “timonin” e ekipit të Skënderbeut, po përflitet masivisht në media për zëvendësuesin e tij te korçarët.
Ditët e fundit nga burime për media, i bëhet “jehonë” nga Korça se trajneri Ilir Daja ka vendosur të rikthehet te Skënderbeu, pas periudhës së sukseshme te “Ujqërit”, ku fitoi titullin në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë, të dyja në sezonin 2017-2018.
Për t’i rrëzuar këto “pretendime”, burime për media pranë klubit të Dinamos, janë të bindur se Daja nuk ka për t’u larguar nga “blutë” e kryeqytetit. Trajneri 59-vjeçar fitoi para disa ditësh Kupën e Shqipërisë me dinamovitët, gjithashtu është në garë për Superioren.
