Teuta - Pogradeci
Duke nisur prej orës 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta do të “përplas brirët” me Pogradecin, ndeshje për “jetë a vdekje” nga të dyja kampet.
Fituesi siguron pjesëmarrjen në Superiore për sezonin e ri, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. Edhe pse luan në transfertë, ekipi liqenorë është i karikuar për t’i shkuar deri në fund misionit, ndryshe nga sa ndodhi vitin e kaluar kundër Tiranës.
Fryma pozitive, kualiteti në grup dhe mbështetja financiare, janë komponentë shpresdhënës se Pogradeci do e kthejë në një “Maracana” ndeshjen e sotme për tifozët durrsakë në tempullin e skuadrës së Teutës.
Poll
