Teuta dhe Pogradeci do të masin forcat përballë njëra-tjetrës për të siguruar një vend në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm. Euforia është prezente në të dyja kampet dhe skuadrat do të bëjnë çmos për të arritur objektivat e tyre.
Për këtë përballje që plotëson dhe një tjetër verdikt të rëndësishëm në kampionat e që do të luhet në orën 16:00, FSHF ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në duelin që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”
Enea Jorgji është përcaktuar për të vënë drejtësi në fushën e lojës, ndërsa do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do të jetë Silvio Durmishi dhe vëzhgues Ilirjan Kristo.
Nga ambientet e sistemit VAR do të jenë Olsid Ferataj dhe ndihmësi i tij në aVAR Kreshnik Cjapi.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent i parë: Denis Rexha
Asistent i dytë: Ridiger Çokaj
Arbitri i katërt: Silvio Dyrmishi
Vëzhgues: Ilirjan Kristo
VAR: Olsid Ferataj
AVAR: Kreshnik Cjapi
