
Bekim Balaj
Bekim Balaj edhe këtë sezon është një pikë kyçe te Vllaznia. Sulmuesi shkodran mban në krah shiritin e kapitenit dhe ashtu siç i ka hije vazhdon të udhëheqë ekipin drejt rezultateve pozitive në kampionat.
Por jo vetëm kaqë, pasi 32-vjeçari po shnëon rregullisht me kuqeblutë gola vendimtarë. Kështu në 5 javë kampionat të zhvilluara deri më tani, Balaj ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në 4 raste.
Në këtë mënyr ëudhëheq listën e golashënuesve me 4 gola, ndërsa ndiqet nga sulmuesi i Dinamos. Mandela Peter Idoto ka mundur të shënojë 3 gola në 3 ndeshje që është aktivizuar.
Vllaznia nuk ka nguruar dhe ka postuar në rrjetet sociale kapitenin e skuadrës, ndërsa ka shkruar se është: “ I pandalshëm”.
Poll