Erzeni do të luajë ndeshjen e radhës, të shtunën përballë Kukësit. Nëse verilindorët janë zyrtarisht pjesë e Kategorisë së Parë, për shijakasit shpresa nuk ka vdekur akoma.
Do të duhet një mrekulli, megjithatë matematika i mban në lojë. Në 3 ndeshje të mbetura që përkthehen 9 pikë, Erzeni i nevojiten fillimisht të gjitha fitore.
Po ashtu, asgjë nuk është në dorën e tyre, pasi rezultati i Laçit kundër Tiranës mund të jetë vendimtar. Kështu në rast se kurbinasit triumfojnë në shtëpi, Erzeni do të bëhej zyrtarisht pjesë e Kategorisë së Parë.
Shpresa e vetme është që Tirana të fitojë përballë Laçit dhe Erzeni kundër Kukësit. Skenar ky që do mbante në lojë Erzenin, të paktën dhe për ndeshjen pasardhëse.
Poll