
Egnatia me shumë gjasa do të rikthehet ditën e nesërme në stërvitje për t’u përgatitur për një nga duelet më të rnëdësishme të fazës së fundit. Rrogozhinasit do të presin në shtëpi skuadrën e Vllazninë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 31-të të kampionatit.
Një përballje shumë delikate për kampionët aktualë, që në shtëpi nuk duan hapa fals dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat. Për Edlir Tetovën nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të duhet të bëjë llogaritë pa 3 futbollistë.
Bëhet fjalë për Serxho Ujkën, Alijev dhe Abdurrahman Fangaj. I pari ndaj Tiranës u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë 2 të tjerët u ndëshkuan me karton të verdhë dhe në këtë mënyrë kanë plotësuar numrin 4 të tyre.
Nga krahu tjetër ka një rikthim të rëndësishëm ndaj shkodranëve. Dylis ka shlyer pezullimin dhe do të jetë nën urdhrat e Tetovës për këtë sfidë.