
Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë për herë të parë në histori, pasi mposhti në finalen e madhe të titullit skuadrën e Partizanit me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Ibrahimoglu.
Rrogozhinasit kanë marrë urime të shumta, por një nga më të veçantët është nga Kosova.
Ballkani i Ilir Dajës, skuadra ‘fotokopje’ e Egnatias këtë sezon ka uruar rrogozhinasit për fitimin e titullit kampion. Ekipi nga Theranda ashtu si Egnatia kanë fituar titullin dhe Kupën këtë sezon, teksa kanë uruar edhe rrogozhinasit.
“Urime skuadrës nga Rrogozhina, FC Egnatia, shpalljen kampione në Shqipëri.
Ky sukses historik le të shërbejë për vazhdimësi të sukseseve dhe shembull për investime të reja në futboll.
Bashkë edhe me të gjitha skuadrat tjera shqiptare, na priftë e mbara në kampanjen evropiane”, shkruan klubi i Ballkanit në faqen zyrtare.