
Alfred Mensah ka nisur tashmë një aventurë të re te Ballkani i Ilir Dajës. 24-vjeçari ka mbyllur kështu aventurën e tij me Partizanin dhe largohet nga “Demat” pas 2 vitesh.
Ganezi pavarësisht kalimit te kampionët e Kosovës nuk ka harruar Partizanin. Mehsah ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falenderuar drejtuesit, stafin dhe tifozët për mundësinë e dhënë dhe mbështetjen.
Ndër të tjera ai shkuan se me vetë ka marrë kujtimet më të bukura në karrierë. Kujtojmë se gjatë aventurës 2-vjeçare te të kuqtë, 24-vjeçari ia doli të fitonte një titull kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.
Por përveç kësaj, Mensah nuk ka harruar të falenderojë as Skënderbeun, ekip ku përjetoi emoiconet e para të futbollit shqiptar, para se të kalonte te kryeqytetasit.
“Drejtuar klubit të dashur të futbollit, Partizanit. Në këtë ditë dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerët dhe shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës dhe sigurisht edhe tifozët. Faleminderit për eksperiencën duke u ndjerë pjesë e një familje kaq të madhe, kam qenë shumë i lumtur këtu, më bëtë të ndjehem si në shtëpi. Ka qenë kënaqësi dhe nder të luaja për këtë klub dhe të fitoja SuperKupën e Shqipërisë si dhe të luaja në Europë. Bëra zgjedhjen e duhur, po marr me vete kujtime të bukura dhe paharrueshme.
Jam rritur si futbollist dhe si njeri dhe do të mbaj gjithmonë me vete vlerat që më ka mësuar ky klub. Çdo moment i ndarë, çdo mësim dhe çdo njohuri e marrë ishte e veçantë për mua. Tani kësaj faze po i vjen fundi dhe rrugës po hapen dyer të reja. Kam vetëm fjalë mirënjohjeje. Kudo që të shkoj, do të mbaj gjithmonë një pjesë të kësaj mburoje në zemrën time. Faleminderit dhe suksese për të ardhmen.
Gjithashtu për të mos harruar fillimin e karrierës sime deri në këtë fazë të karrierës sime
Falenderim i veçantë për Skënderbeun dhe Partizanin”, ka mbyllur ganezi.
