Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka fituar titullin kampion në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, Tirana rikthen në kryeqytet ish-portierin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin kampion në Superiore dhe Kupën e
Visar Bekaj

Tirana është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato, ku po bëjnë disa afrime për të përforcuar ekipin për pjesën e dytë të sezonin, ku padiksutim qëllimi kryesorë është qëndrimi në Superiore. Për këtë drejtuesit kanë kthyer sytë edhe nga porta, ku kërkojnë një portier me eksperiencë për t’i besuar “çelësat” e katërkëndëshit.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit bardheblu kanë kontaktuar ish-gardianin e skuadrës për një rikthim të mundshëm. Bëhet fjalë për Visar Bekajn, i cili aktualisht është pa një ekip.

Gardiani i portës së Kosovës ka mbyllur aventurën e tij në Turqi te skuadra Hatayspor dhe tashmë Superiorja kthehet në një “pistë” të mundshme. Fakti që Bekaj e njeh mirë ambientin bardheblu, e bën që të jetë në “pole-position” për rikthimin në kryeqytet.

Pavarësisht përplasjeve të së kaluarës, palët duken të hapura për dialog. Ditët në vijim pritet të tregojnë nëse interesi do të konkretizohet. Vlen të theksohet se Bekaj ka fituar titullin kampion me Tiranën dhe një Kupë Shqipërie. 

Poll

Lexo gjithashtu