Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish-i i Superiores, Kristal Abazaj “gjen” kampionin: Elbasani ka mundësi për titull, shpresoj që...

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i Superiores, Kristal Abazaj “gjen” kampionin: Elbasani ka
Kristal Abazaj

Ish-sulmuesi i Superiores, Kristal Abazaj ka analizuar së fundmi Superioren, duke evidentuar edhe pretendentët për titull.

Në emisionin “RubrikaSportive” në RTSH, sulmuesi që momentalisht luan me Dritën në Kosovë thekson se Elbasani po bën mirë dhe mund të shkojë te titulli duke mbajtur këtë ritëm.

“Elbasani... unë kam luajtur me ta, normalisht që më bëhet qejfi për arritjet e deritanishme. Shpresoj që ta mbajnë këtë gjë në kampionat. Është e vështirë, por i kanë të gjitha mundësitë.

Skuadra më e mirë? Me aq sa kam ndjekur unë, Elbasani më duket ekip i fortë, Vllaznia po ashtu ka lojtarë me kualitet, Dinamo ka ekip të mirë dhe Egnatia është aty si kampionë në fuqi, s’duhet nënvlerësuar në asnjë moment”, tha Kristal Abazaj.

Poll

Lexo gjithashtu