
Egnatia-Laci/ © Credits facebook.com/kfegnatia
Alen Sherri dhe Sebastjan Spahiu nuk do të jenë të gatshëm për Egnatian në ndeshjen me Laçin. Të dy do të shkonin në këtë takim si ish, pasi kanë dhënë kontribut te Laçi para se të transferoheshin në Rrogozhinë.
Kujtojmë se Spahiu vazhdon shlyerjen e dënimit prej 3 ndeshjesh nga Komisioni i Disiplinës, pas sjelljeve në humbjen me Erzenin(1-0). Në anën tjetër Sherri plotësoi numrin e katër kartonëve përballë Partizanit. Kartonët dhe pezullimi sollën rastësinë, që të mungojnë në këtë sfidë.
Laçi i ka të nevojshme pikët, për të siguruar mbijetesën. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu mbajnë aktualisht vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme.
Poll