Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

INTERVISTË/ Nga rikthimi në Superiore te ringritja e Tiranës dhe tifozët, Erisildo Smaçi “hap zemrën": Në Izrael ndihesha i rrezikuar, ju tregoj objektivat personal

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ Nga rikthimi në Superiore te ringritja e Tiranës dhe
Erisildo Smaçi

Tirana gjatë kësaj merkatoje zyrtarizoi një emër të njohur për futbolin shqiptar. Bardheblutë afruan në radhët e tyre nga tregu i huaj, Erisildo Smaçin.

Pikërisht, ky i fundit ka folur në një intervistë ekskluzive për Newsport duke rrëfyer aventurën e re, të mëparshmen dhe shumë të pathëna. Mesfushori ishte pjesë e klubit izraelit Bnei Yehuda për 6 muaj, para se të bindej nga klubi i Superiroes për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Lojtari lezhjan bëri jehonë me kalimin te Tirana, për arsye se para transferimit në Izrael ishte pjesë prej 2 sezonesh e rivalëve të kryeqytetit, Dinamos. Madje, për të siguruar shërbimet e Smaçit klubi i Shkëmbit hyri në garë me rivalët e përjetshëm, Partizanin. Tëq kuqtë ishin të interesuar për 26 vjeçarin, por në fund Erisildo u bind nga bardheblutë.

Në të kaluarën, Erisildo Smaçi ka kontribuar për moshat e “Demave”, çka e bën një futbollist me eksperiencë në të tre klubet më të mëdhaja të vendit, që jo të gjithë e gëzojnë një fat të tillë.

Këto javë, lojtari i ardhur nga vendi në gjendje lufte është aktivizuar në 2 ndeshje duke debutuar me fanellën e re me të cilën pret të kapi “Final Four” dhe pse jo të siguroi një biletë për një klub dhe një ligë shumë herë më të mirë në Europë.

-Si jeni përshtatur me rikthimin ne Superiore? 

Nuk kam shumë që jam larguar nga Shqipëria. U largova nga Superiorja vetëm 6 muaj. Kështu që mendoj se gjysëm viti nuk është një kohë e gjtaë. Kjo më bën që të përshtatem menjëherë dhe pa vështirësi.

-A jeni ambientuar me futbollin shqiptar, cili është dallimi më i madh midis Superiores dhe ligës izraelite?

Kushtet ndërmjet dy ligave janë ndryshimi thelbësor. Stadiumet në Izrael, por edhe fushat, terrenet stërvitore janë shumë herë më të mira se në vendin tonë. Një tjetër ndryshim që do të theksoja është niveli i lartë i ftubollit. Sidomos 4 ose 5 ekipet që luftojnë për kreun kanë nivel goxha të lartë.

-Çfarë ju bindi te linit aventurën në Lindjen e Mesme?

Fatkeqësia e transferimit tim në ligën izraelite është periudha në të cilën ndodhi. Isha atje në kohë lufte. Nuk isha i rrezikuar, por as i qetë njëkohësisht. Kishte alarme thuajse çdo ditë të qëndrimit tim në atë shtet. Kjo më bindi të kthehem sërish në Shqipëri.

-Situata te Tirana, si do ta përshkruanit?

Tirana përveçse është një klub i madh dhe me emër shumë të madh në futbollin shqiptar, është dhe një ambient perfekt për të luajtur futboll. Arma më e fortë e Tiranës janë tifozët. Ka një tifozeri jashtëzakonisht të zjarrtë. Ata janë mërzitur me ne por besoj se janë gjithmonë me ne dhe të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë moment jo të zakonshëm për një klub si Tirana. 

-A jeni mësuar me taktikat e teknikut të ri, cili është roli më i volitshëm që ai mendon për ju? Ku mendoni se do të arrini me skuadrën bardheblun?

Jam munduar të bëj më të mirën si me Shkëmbin dhe me Maganin. Me të dy për aq sa kam luajtur, mendoj se jam përshtatur mirë më filozofinë. Është ende herët, duhet pak kohë që të marr ritmin e skuadrës dhe të integrohem me ta. Deri tani kam luajtur në rolin e 8-shit, i cili më pëlqen.

-Tirana luan me Elbasanin këtë javë, një mendim rreth kësaj sfide. Qëllimet sezonale dhe objektivat e Smaçit për këtë edicion?

Synimi im i vetëm për momentin është që Tirana të marr 3 pikët duke filluar që nga sfida me Elbasanin. Si të luaj, si mos të luaj mjafton që Tirana të fitojë, sepse ashtu më rritet dhe mua vlera si futbollist në fund.

Qëllimi numër 1 është të kapim Final Four. Çdo ndeshje radhe duhet të luftojmë për fitoren që të ngjitemi sa më lartë në renditje. E kam gjetur Tiranën në vendet e fundit dhe skuadra nuk e meriton këtë pozitë me ndeshjet që ka zhvilluar deri në këtë pjesë të sezonit.

Objektivi numër 2 personal është që të bëjë sa më mirë dhe të më hapet pista për ndonjë transferim jashtë sërish. Siç ndodhi me lëvizjen time në Lindjen e Mesme. Në Shqipëri, mendoj se Tirana është maksimumi për çdo futbollist. /SERGEI LITO/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga