Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ia falëm sfidën", Nevil Dede i kënaqur me pikën, por jo me mbrojtjen: Nuk po bëjmë dot një ndeshje perfekte

Shkruar nga NEWSPORT
"Ia falëm sfidën", Nevil Dede i kënaqur me pikën,
Trajneri Nevil Dede

Trajneri i Bylisit, Nevil Dede ka folur pas barazimit luftarak që ka bërë ekipi ballshiot për të marrë një pikë ndaj Skënderbeut.

Tekniku ka folur për rikuperimin që i bëri skuadra e kuqe sfidës dhe që në fund mund edhe të kishte marrë fitoren surprizuese. 2-2 u mbyll takimi i Superiores mes Skënderbeut dhe Bylisit.

“Nga 2-0 në 2-2 të kënaq si rezultat. Po lë gazetar të flasë njëherë. Historia e ndeshjes ishte tjetër gjë nga çfarë prisnim. Mund edhe të kishte fituar Skënderbeu, nga rastet që i falëm. Duhet pranuar cilësia e sulmuesve të korçarëve. Skuadra reagoi dhe besoi deri në fund.

Ia dhuruam golat. Gabojmë në momente të caktuara, sidomos në mbrojtje. Portieri meriton duartrokitjet sot. Berko na ndhimoi shumë. Jo vetëm në rastin e golit, por u bë dhe pikë referimi për në. Reaguam shumë mirë, filozofia e skuadrës është të rritet. Ndryshuam modelin 3 herë brenda 20 minutash.

Çdo trajner ka idetë e tij. Nuk i interpretuam gjërat siç duhet. Lejuam topat pas shpine, nëse s’do të bënim këto gabime nuk e di si do të ishte sjell Skënderbeu. Përgjoni dyluftonte bashkë me Camaran, ai bëri ndeshje monumentale.

Ia falëm ndeshjen. U bë ndeshje e bukur, sepse nga të dy palët kishte plot gabime individuale. Na kënaqi pika në fund, por nuk po bëjëm dot një ndeshje perfekte në mbrojtje.”, u shpreh Nevil Dede.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga