
Tigrat “Verdheblu” nuk kanë vonuar dhe kanë reaguar ndaj ‘thumbimeve” të “Tirona Fanatics”. Këto të fundit i nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i quajti të rëndomtë kundërshtarin e tyre.
Me të njëjtën gjuhë u janë përgjigjur edhe tifogrupi i Elbasanit. Tigrat Verdheblu kanë bërë thirrje që nesër të jenë sa më të shumtë në stadium dhe së bashku të luajnë kundër miushave.
“Nesër luajmë ndeshjen e radhës kundër miushave.
Vishu Zi Shallin me vete e bashkohu me TIGRAT në Fan Club.
Marshimi drejt Tribunës D nis në orën 16:00”, shkruhet në postimin e tigrave VerdheBlu.
Padiskutim ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës është sfida më me rivalitet e javës se 14-të në Superiores. Në “Elbasan Arena” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00 do të përballen mes tyre dhe do të bëjnë llogaritë për 3 pikët.
View this post on Instagram