Oltijon Kërnaja, Ergys Rexha dhe Denis Sulo
Mbrojtësi i Partizanit, Denis Sulo i është nënshtruar me sukses operacionit në ligamet. Megjithatë, talenti 20-vjeçar ka mbyllur sezonin pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Eagle në Kategorinë e Dytë, grupi B.
Është vetë klubi i Partizanit që ka publikuar foto nga ambientet e spitalit, ku krah Sulos shihen të jenë edhe mjeku Ergys Rexha dhe trajneri Oltijon Kërnaja. Sulo ishte zbulim pikërisht i këtij të fundit, që në kohën kur Kërnaja drejtonte Partizanin B.
Kujtojmë se këtë sezon, 20-vjeçari ka pasur pak hapësira edhe në Superiore. Ai ka luajtur 12 minuta në janar në fitoren përballë Teutës, me shifrat 2-1.
Poll
