
Tirana - Partizani
Partizani është mposhtur në derbi nga Tirana, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi 3-0 në favor të bardhebluve.
Në përfundim të këtij dueli ka ardhur reagimi edhe nga klubi i Partizanit. Këta të fundit kanë postuar në rrjetet sociale një foto nga ndeshja dhe rezultatin përfundimtar, teksa krah saj shkruhet: “Përjetë me ty Partizan”.
Kujtojmë se kjo humbje mund t’i kushtojë shumë të kuqve në garën për një vend në “Final 4”. Me 47 pikë momentalisht Partizani mban vendin e katërt, por në vendin e 5-të Elbasani ka grumbulluar 46 pikë, duke “trembur” demat.
Poll