
Manchester City ia doli të triumfonte në transfertë ndaj Tottenham. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 2-0 ndaj “Spursave”, ku Erling Haaland u rikthyer me në dygolësh.
Por pavarësisht dopietës së shënuar, Guardiola pas ndeshjes thekson se një tjetër lojtar i afron ata me titullin. Bëhet fjalë për Stefan Ortega, i cili bëre pritje fantastike dhe timonieri nuk kursen elozhet për të.
“Na shpëtoi Ortega, përndryshe titullin do e fitonte Arsenali. Stefan është portieri më i mirë në botë në duelet një kundë një”, përfundoi Pepi.
Kujtojmë se “Qytetarët” kanë parakaluar tashmë në renditje Arsenalin dhe kryesojnë me 2 pikë më shumë. Kanë mbetur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit, teksa vendosin kështu njërën dore te titulli për të 4 vit rresht.