
Tirana ka nisur prej ditësh tashmë përgatitjet për duelin më të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Siç dihet tashmë ditën e dielë në arenën kombëtare do të përballën mes tyre Tirana dhe Partizani, takim që starton në orën 19:00.
Pikërisht në këtë sfidë nuk lejohet asnjë rezultat tjetër veçse fitores, e cila vlen më shumë se 3 pikë. Në derbi luhet gjithmonë për prestigj dhe krenari dhe për këtë Gugash Magani e di shumë mirë.
Për fatin e mirë timonieri peqinas do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve të gatshëm për këtë përballje. Por në stërvitjen e ditës së djeshme nuk ka “kursyet” as takimet “kokë më kokë”.
Trajneri ka patur një bisede tek për tek me Fjoart Jonuzin. Palët kanë diksutuar mes tyre arsyen se pse u zëvendësua ndaj Elbasanit dhe cilët janë planet e trajnerit për derbin e së dielës. Pas dida minutash bisedë mes tyre, lojtari i është bashkuar grupit për stërvitjen.