
Ildi Gruda & Edi Martini
Ditën e sotme, Egnatia prezantoi Ildi Grudën si transferimin më të ri të merkatos së verës. Kjo lëvizje u raportua nga “Neësport.al” para pak ditësh.
Ndërsa sot, ndodhi ky largim i sulmuesit 25-vjeçar nga qyteti i Shkodrës. Për transferimin e Ildi Grudës në radhët e kampionëve të Shqipërisë, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.
“Urime Egnatia urime Gruda urime Demrozi, jeta vazhdon …..”, shkruan tekniku i shkodranëve në Facebook. Kujtojmë se Edi Martini u emërua si trajner i Vllaznisë para pak kohësh.
Poll