Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Goli i fitores erdhi nga plan i realizuar me sukses”, Oltijon Kërnaja sqaron situatën e goditjes së penalltisë: Nuk ishte kaos…

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli i fitores erdhi nga plan i realizuar me sukses”, Oltijon
Oltijon Kërnaja

Partizani tregoi kundër Flamurtarit se është i aftë për të konkurruar për një vend në “Final 4”. Kryeqytetasit mposhtën me përmbysje rivalin në mes të Vlorës.

Në 25 javë të Superiore, “Demat e Kuq” kapin Dinamon në tabelë, 36 pikë, çka do të thotë se objektivi për titull është i hapur dhe jep shpresë. Pas ndeshjes, foli trajneri i Partizanit Oltijon Kërnaja:

“Po vazhdojmë me mometin e mirë, ekipi po vjen në rritje. Nuk duhet të neglizhojmë forcën e Flamurtarit. Ata nuk e meritojnë këtë renditje. E kishim studiuar mirë kundërshtarin. Si qendër ashtu edhe në superioritetin numerik. Duhej pak sakrificë nga lojtarët tanë në ndeshjen e sotme dhe dha sukses.

Ishte ndeshje me shumë presion. Sot futëm disa lojtarë nga Partizani B. Shumica e futbollistëve tanë janë me Ramazan, kështu që duhet të ruanim energjitë dhe sistemin fillestar për këtë sfidë. Zëvendësimi i Sidibes ishte i pashmangshëm për shkak të lodhjes fizike.

Skuka vinte pas 90 minutave në derbi dhe nuk donim të rrezikonim, prandaj e vonuam zëvendësimin. Trashi është pika e fortë e Flamurtarit dhe ndër më të mirët në atë rol. Plani ishte të tërhiqnim Trashin, duke krijuar hapësira për sulmuesin Sidibe, plan i realizuar me sukses. Penalltitë?

Tek ne goditësi i parë është Skuka, pastaj Roëan apo Iskandarli. Ishte Human që ia la topin Sidibes, nuk ishte kaos. Ne vendosim gjithçka bashkë.

Mik nga Flamurtari? Ata nuk kanë nevojë. Ajo që u tha para disa muajësh nga ana ime ishte në formë shakaje. I uroj shërim të shpejtë trajnerit Francesco Moriero”.   

Poll

Lexo gjithashtu