Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Golat e parë erdhën nga gabimet tona”, Mirel Josa: Kartoni i kuq nga nxorri nga loja, humbja shqetëson

Shkruar nga NEWSPORT
“Golat e parë erdhën nga gabimet tona”, Mirel Josa:
Mirel Josa

Trajneri i Bylisit Mirel Josa ka reaguar për mediat pas humbjes më të thellë me skuadrën ballshiote këtë sezon, 1 – 5 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, ndërsa rritet presioni për pozicioni në tabelë:  

“Sot ishim shumë të hapur përsa i takon prapavijës. Nuk u shoqëruam mirë nga krahët e mesfushës. Golat e parë erdhën nga gabimet tona. Rasti i kartonit të kuq nga nxorri nga loja. Nuk dua t’i ul meritat ekipit të Egnatias, por ne duhet të ishim më të ngjeshur.

Një problem që Egnatia e shfrytëzoi dhe na goditi. E kishim planifikuar ekipin te Walison. Dy lojtarët tanë të mesfushës nuk kishin përse të ngjiteshin aq lartë. U munduam të ndërtonim, por reagimi ishte shumë i vonshëm.

Më shumë lëviznim, se sa vraponim. Renditja? Nuk kemi qetësi në këtë drejtim. Duhet të dimë që rivalët janë aty, kështu që humbja të shqetëson. Problem më tepër për vazhdimësinë, kemi kampionat të forte”.        

Poll

Lexo gjithashtu