Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjyqtari i FIFA-s zbarkon në Vlorë, njihuni me arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidën Flamurtari-Vora (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtari i FIFA-s zbarkon në Vlorë, njihuni me arbitrat që do
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Flamurtari-Vora do të jetë sfida e mbrëmjes së sotme e cila do të hapë dhe javën e 31-të në Abissnet Superiore. Të dyja skuadrat do të përplasen me njëra-tjetrën në orën 19:00 në stadiumin "Flamurtari", për të tentuar pikët e plota në luftën për mbijetesën.

Vora shihet më e avantazhuar, kjo edhe nga suksesi në shtëpi me Teutën dhe pozicioni që mban momentalisht në vendin e 8-të me pikë të barabarta me Bylisin, ndërsa pritësit e këtij dueli do të bëjnë çmos duke përfituar dhe matematika që të mbajnë të hapur garën dhe bërë akoma më të fortë konkurrencën se kush do të shpëtojë e kush do ta pësojë në fund të sezonit. 

Për këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushë. Kështu, kryesori i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, i asistuar nga ndihmësit e tij Denis Rexha dhe Emigers Ganxhi. Arbitër i katërt është përcaktuar Enis Dishani, ndërsa në sistemin VAR do të jenë Olsion Yzeiraj së bashku me asistenten Emanuela Rusta. 

 

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Emigers Ganxhi
Arbitër i 4: Enis Dishani
VAR: Olsion Yzeiraj
Avar: Emanuela Rusta

Poll

Lexo gjithashtu