Pamje nga momenti
Flamurtari dhe Vora barazuan sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 1-1.
“Lojtari i Ndeshjes” u shpall qendërmbrojtësi i Vorës, Dajan Shehi dhe si gjithmonë doli para kamerave për të folur në mikrofonin e RTSH-së. Por gjatë intervistës, si asnjëherë më parë, vendasit nuk pritën dhe fikën dritat e stadiumit.
Vlonjatët nuk pritën pas një barazimi që nuk vlen shumë, duke harruar obligimin e intervistës. Në stadium u fikën dritat, duke lënë Shehin dhe gazetarin e RTSH-së, Alban Hasanin në errësirë.
Poll

