
Laçi po kalon një moment të vështirë. Kurbinasit ranë nga Kategoria Superiore dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Dy largimet e para kanë qenë Willaim Cordeiro dhe Christian Lima.
Ndërkohë që i radhës që ka lënë Shqipërinë, është Agan Mjaki. Ky i fundit nuk është larguar nga Laçi, por duket se këto ditë pushimi po i kalon në Amsterdam. Mjaki ka publikuar një foto në një nga palestrat e kryqytetit të Holandës.
Kujtojmë se anësori i djathtë ka bërë mjaft mirë përgjatë sezonin që lamë pas. Në 35 ndeshje të zhvilluara, 22-vjeçari ia ka dalë që të shënojë 5 gola e të asistojë në 3 të tjerë.
Kujtojmë se Mjaki e ka nisur karrierën e tij pikërisht në Holandë. Më parë, 22-vjeçari ka luajtur me Buksloot, Twente, DWS dhe Groningen.
