Mbrëmja e djeshme ishte një natë feste tek Elbasani. Klubi verdheblu shtroi darkën e fundit të këtij sezoni ku bëri bashkë të gjithë futbollistët, stafin teknik, bordin drejtues dhe persona të tjerë që i kanë qëndruar pranë klubit këtë sezon, në krye të të cilëve është si gjithnjë presidenti Kujtim Llupa.
Jo vetëm kaq, por kishte edhe ftesa speciale për miq të veçantë. Presidenti Llupa kishte ftuar në darkën private edhe dy finalistët e Superiores, drejtuesit e Partizanit e Egnatias. Presidentët Gazment Demi dhe Agim Demrozi shoqëruan homologun e tyre në një ‘gosti’ mes miqsh të mbizotëruar nga raporti i shëndetshëm që gëzojnë me njëri-tjetrin.
Elbasani do të jetë pjesë e elitës nga sezoni i ardhshëm dhe po punojnë për të krijuar një ekip konkurues, ndërsa Partizani e Egnatia janë të fokusuar tek përballja me njëri-tjetrin më 26 maj ku do të shpallet kampioni i Superiores.
View this post on Instagram