Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Në kërkim të një ekipi të ri pas përjashtimit nga Partizani, Vangjel Zguro “sms” ish-skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Në kërkim të një ekipi të ri pas
Vangjel Zguro

Vangjel Zguro javët e fundit është një nga lojtarët më të përfolur në Shqipëri. 31-vjeçari u transferua te Partizani gjatë merkatos së verës, por kjo lëvizje për të nuk rezultoi të ishte e duhura.

Kjo pasi pogradecari është përjashtuar nga skuadra kryeqytetasve dhe prej disa javësh nuk ëhstë pjesë e tyre. Palët kanë bërë deklarata dhe kundërdeklarata ndaj njëri-tjetrit për situatën e krijuar.

Por kur tashmë merkatoja e dimrit është vetëm pak javë larg, Zguro sigurisht që do të tentojë të ndryshojë ekip. 31-vjeçari vazhdimisht është tepër aktiv në rrjetet sociale, teksa këtë herë ka bërë një tjetër postim që tërheq vëmendjen.

Zguro ka postuar një foto në “Insta-Story” ku veshur mban fanellën e Skënderbeut. Një “sinjal” nga 31-vjeçari mbase drejt korçarëve si një “sms” rikthimi në Korçë. Kujtojmë se në të kaluarën Zguro ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, teksa në ka luajtur edhe për Kukësin, Luftëtarin, Bylisin, Korabin, Pogradecin dhe Kamzën.

FOTO/ Në kërkim të një ekipi të ri pas
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga