
Vllaznia dhe Egnatia janë gati të zbresin në fushë, ndërsa na ndajnë pak minuta nga startimi i Superiores për edicionin 2025-2026. Ashtu siç e kërkon “tradita”, kampionët “debutojnë”.
Në fakt është një përsëritje e “Final 4” (2024-2025), mes rrogozhinasve dhe shkodranëve. Ndeshja do të mbahet në “Loro Boriçi”, ku kuqeblut do kërkojn të “hakmerren” për finalen e humbur ndaj skuadrës së Edlir Tetovës.
Në portë për ekipin e Martinit do të jetë Jukaj, për të vijuar me Kuros, Gjini, Bajrami, Gurishta, Dros dhe Qat. Më tipare me ofesive ndodhen Mala, Jago, Murataj dhe goledadori Bekim Balaj. Në kampin e Egnatias rreshtohet kështu:
Në kuadrat Dajsinani, më pas vjen Frangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando. Melo, Buriçi, Gruda dhe Selmani do të jenë kërcënimi serioz në portën e shkodranëve.
Vllaznia:Jukaj,Kuros,Gjini,Bajrami,Gurishta,Dros,Qat,Mala,Jago,Murataj,Balaj
Trajner:Edi Martini
Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Poçi,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Fernando,Melo,Buriç,Gruda,Selmani
Trajner:Edlir Tetova
Abissnet Superiore (Java e parë)
Arbitër: Dorjan Maletaj
Stadiumi: “Loro Boriçi”