Andi Ribaj
Flamurtari rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit me shifrat 1-1 përballë Teutës në Vlorë. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj.
“Kemi bërë ndeshje shumë të mira, më vjen keq. Këto djemë kanë sakrifikuar shumë. Siç e patë, nuk ka vend që të flitet më, u pa se çfarë u bë në fushën e lojës. Arbitri s’mund të qëndrojë 10 sekonda dhe të thotë vazhdo lojën. Nëse Maksuti do të driblonte, do të dilte në një pozicion shumë të mirë për të shërbyer për shokët e ekipit”, Andi Ribaj.
Poll
