Janë publikuar formacionet e kryendeshjes së javës së 19-të mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila do të nis pas pak minutash. Trajneri i shkodranëve Edi Martini, i ka besuar nga minuta e parë në sulm Kallakut, Bismark dhe Bekim Balaj.
Tetova në kampin e rrogozhinasve kundërpërgjigjet me po të njëjtën “monedhë”, Selmani-Jahja-Buric. Sfida do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Pas 18 javësh Superiore, Egnatia nën petkun e kampiones, mban kreun me 37 pikë, kundrejt 30 nga Vllaznia (vendi i 4-të).
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Celikovic, Gjini, Jago, Krymi, Qato, Mala, Kallaku, Bismark, Balaj.
Trajner: Edi Martini.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Poçi, Xhemajli, Haime, Fernando, Albanese, Ruçi, Selmani, Jahaja, Buric.
Trajner: Edlir Tetova
