
Egnatia dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në “Air Albania” ë gjysmëfinalen e tyre të “Fin al – Four”. Pasa këtij 90-të minutëshi festuan rrogozhinasit, të cilët kualiifkohen për në finalen e madhe të favorizuar nga barazimi për shkak të renditjes më mirë në Superiore.
Kështu ekipi i Edlir Tetovës skualifikon shkodranët nga gara për titullin kampion. Por jo vetëm kaq, pasi disa javë më parë janë po rrogozhinasit që eleminuan kuqeblutë nga një tjetër gjysmëfinale.
Egnatia i nxori nga gara edhe për Kupën e Shqipërisë dhe fati ishte kundër Vllaznisë, të cilës i rat ë përballej në fazat më delikate me rrogozhinasit. Këto të fundit pa frikë mund të quhen “macja e zezë” e kuqebluve në këtë sezon, pasi i nxorën nga gara në të dy kompeticione, ku shkodranët kishin nisur të “ëndërronin” për trofe.