
Agim Demrozi
Egnatia po përgatitet tashmë për të nisur rrugëtimin e kualifikueseve të Champions League. Por në prag të ndeshjes së parë ndaj Breidablik, në klubin rrogozhinas ka festë.
Presidenti i kampionëve të Shqipërisë, Agim Demrozi feston sot ditëlindjen. Me një postim në rrjetet sociale, Egnatia ka uruar presidentin në këtë ditë të veçantë për të.
“Gëzuar ditëlindjen president Demrozi!”, shkruan klubi rrogozhinas në faqen zyrtare. Me presidentin Demrozi, Egnatia ka arritur të shpallet dy herë kampione e Shqipërisë këtë vit dhe vitin e kaluar.
Poll