
Tirana nuk ia doli dje të shkonte më shumë se një barazim 0-0 kundër Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.
Ndeshja e luajtur u zhvillua nën një atmosferë tensioni, VAR-i prishi gjithçka për bardheblutë, duke i privuar ata nga një mundësi e artë për të marrë tre pikë që do t’i afronin me zonën e sigurt. Dy gola të anuluar për kryeqytetasit që nuk mundën të merrnin më shumë se 1 pikë.
Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e tetë me 30 pikë dhe është e detyruar të bëjë maksimumin në ndeshjet e ardhshme për të shmangur rënien nga kategoria. Ky barazim e lë skuadrën në një situatë të vështirë dhe çdo gabim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të rënda për objektivat e sezonit.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë në këtë kampionat ku gjitha verdiktet janë të hapura.