Vllaznia ka nisur në mënyrë mjaft të mirë këtë sezon të Superiores. Pas 10 javësh kampionat, skuadra shkodrane mban vendin e parë në tabelën e renditjes me 20 pikë.
Ndryshe nga vitet e tjera, edhe pse e niste sezonit si pretendente, Vllaznia këtë vit ka një tjetër “fytyrë”. Një “frymë” e re ka kapluar Shkodrën dhe duket se arkitekti dhe frymëzuesi është Edi Martini.
Kujtojmë se diçka të tillë e zbuloi vetë trajneri shkodran pas ndeshjes me Egnatian, që përfundoi 2-2. Martini tha se “djemtë e tij” janë më të mirët në Shqipëri dhe se këtë ua përsërit shpesh lojtarëve, për t’i motivuar.
“Përpiqem në çdo moment që t’u them sportistëve të mi se janë më të mirët në Shqipëri, s’mund t’i afrohet askush ekipit tonë. T’ja mbushim mendjen vetes sonë”, tha Martini pas ndeshjes me Egnatian.
