Fabjan Përndreca u shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”. Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.
Klubi ballshiot ka reaguar në rrjetet sociale për mbrojtësin e tyre: “Klubi ynë FK Bylis është krenar të njoftojë se lojtari ynë është vlerësuar me çmimin ‘Talenti i Vitit’ në ceremoninë “Topi i Artë 2024/25”. Përndreca është një nga lojtarët kryesor te skuadra e drejtuar nga Mirel Josa.
Edhe pse është vetëm 18 vjeç, lojtari me tipare defensive ka treguar rezistencë, pjekuri dhe guxim ndaj sulmuesëve më në zë të Superiores. Fabjan Përdreca rrjedh nga akademia e Dinamos, ndërsa ka treguar se mund të bëhet një mbrojtës elitar, jo vetëm në Superiore, por edhe te Kombëtarja.
View this post on Instagram
