
Dinamo-Tirana
Pas Partizanit, Tirana luan derbin tjetër të kryeqytetit me Dinamon. Dinamovitët janë pritës të kësaj klasikes së futbollit shqiptar dhe takimi i Superiores zhvillohet në Elbasan.
Pikërisht, për sfidën deliakte në ‘Elbasan Arena’ klubi blu ka shpalosur çmimet e biletave. Bileta më e lirë për të ndjekur derbin e vjetër shqiptar është 500 Lekë dhe rezervohet për miqtë, thënë ndryshe për Tirona Fanatics. Grupimi bardheblu do të jetë prezent në një nga sfidat më me peshë të sezonit.
Më tej, kostoja e biletave varion nga 700 Lekë e deri në 2000 Lekë për t’a përjetuar takimin krahas presidentit Bardhi.

Dinamo-Tirana
Poll