
Erzeni do të presë Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 30-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet në “Egnatia Arena” dhe shikon shijakasit si pritës.
Skuadra e udhëhequr nga Alfred Deliallisi do të kërkojnë 3 pikët ndaj rrogozhinasve, pasi janë “jetike” për të tentuar deri në fund mbijetesën mes më të mirëve në Superiore. Nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një Egnatia që këtë herë është më e motivuar se kurrë për të “blinduar” kreun e renditjes.
Edhe statistikat janë në favor të ekipit të Edlir Tetovës. Në 13 përballje mes tyre në të kaluarën, Egnatia është dominuese. 6 ndeshje janë fituar nga rrogozhinasit, 3 nga shijakasit dhe 4 sfida kanë përfunduar në barazim.
Edhe 3 përballjet e këtij sezoni janë fituar po nga Egnatia. Erzeni do të tentojë ditën e sotme të sigurojnë pikët e para ndaj rrogozhinasve në shtëpinë e tyre.