Mesazheve të ngushëllimit për Resul Demin, presidentin e nderit të Partizanit, u është bashkuar edhe deputeti Erion Braçe.
Ky i fundit ka publikuar një foto ku ndodhet së bashku me Resul dhe Gaz Demin. Krah fotos, Braçe shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e Resul Demit, duke mos kursyer as elozhet për të.
POSTIMI I ERION BRAÇES:
TE QOFTE I LEHTE DHEU I KETIJ VENDI NE GJOKS, RESUL DEMI!
Kurre-edhe kur isha me i ri, nuk me le te thosha “XHAXHI”, gjithnje vitaliteti yt e fshehu moshen qe kurre nuk te mori rinine, burrerine, besnikerine, vendosmerine, miqesine e madhe e dashurine e pa kufi per rrenjet CAME, shoket e miqte e shumte te jetes se madhe e te gjate;
I denje pafund i MBIEMRIT E FAMILJES SE MADHE!
Ishe mesim i madh jete per mua BIG BOSS, Resul Demi!
GAZI VLLAI IM;
SHUME NGUSHELLIME TY, NENES E GJITHE FAMILJES PER HUMBJEN E BABAIT TUAJ; ju ka lene nje jete te tere per ta kujtuar per cdo te mire e gezim qe ndau me ju!