Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ndeshja që mund të shkruajë HISTORINË, Kosova përballë Sllovakisë për të mbajtur gjallë "ëndrrën amerikane"

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja që mund të shkruajë HISTORINË, Kosova
Kosova

Kosova do të masë forcat përballë Sllovakisë në duelin e ditës së sotme, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës 2026.

Sfida do të luhet në orën 20:45 dhe në stadiumin "Tehelne pole", dardanët do të provojnë të gjitha shanset për të arritur një sukses historik dhe kapur një vend në finalen e madhe, për të pritur në shtëpi një prej fituesve të çiftit Turqi dhe Rumani. 

Morali tek skuadra e Franco Fodës është shumë i lartë, pasi djemtë kanë punuar intensivisht me stafin për të qenë maksimalisht në formë dhe të përqëndruar për 90 minutat që mund të shkruajnë historinë.  

Sllovakia në anën tjetër favorizohet nga faktori fushë, ndërsa Kosova mund të nderohet nga fakti që pjesëmarrja e tifozëve dardanë do të jetë më e madhe seç pritej. Një motiv më shumë për të lënë gjurmë, pasi cilësitë dhe individët në radhët e skuadrës kosovare nuk mungojnë. 

Poll

Lexo gjithashtu