Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Partizanit në zi, ndahet nga jeta Presidenti i nderit

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Partizanit në zi, ndahet nga jeta Presidenti i nderit
Resul Demi

Ditë zie në klubin e Partizanit. Është ndarë nga jeta Resul Demi, babai i presidentit Gaz Demi. Gjithashtu, Resul Demi ka qenë President nderi te Partizani.

Kujtojmë që babai i presidentit Demi kishte kohë që ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Madje fitoren në derbin e fundit përballë Tiranës, lojtarët e Partizanit ia dedikuan pikërisht z.Resul Demi.

Lajmin e hidhur ka dhënë vetë klub i kuq me anë të një mesazhi ngushëllimi të publikuar në faqen zyrtare, ku shkruan:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Pritjet do të bëhen nga sot ora 21:00 në ambjentet e "Funeral ALBA 2000" Varrimi do të bëhet ditën e premte në varrezat e Tufinës ora 16:00

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

U prehsh në paqe Resul Demi”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga