
Ze Welinton
Egnatia padiskutim është skuadra më aktive në këtë merkato. Kampionët po punojnë për përforcimin e ekipit për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri.
Drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalet, teksa mësohet se kanë arritur marrëveshjen me një 21-vjeçar. Egnatia ka arritur marrëveshjen me Flamengon në Brazil, për transferimin e mbrojtësit brazilian.
Bëhet fjalë për Ze Welinton, i cili do të “blindojë” kështu krahun e majtë të mbrojtjes. Madje ekipi brazilian ka mbajtur edhe 30% të kartonit të 21-vjeçarit në rast shitjeje na Egnatia.
Poll