Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Vendimi i Disiplinës bën "prapakthehu" te Flamurtari, vihet në pikëpyetje e ardhmja e mbrojtësit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Vendimi i Disiplinës bën "prapakthehu" te
Credits: ©Flamurtari Luciano Squadrone

Vendimi i fundit i dhënë nga Komisioni i Disiplinës ka futur në udhëkryq Flamurtarin sa i takon çështjes lidhur me Luciano Squadronen.

Mbrojtësi u përjashtua nga ekipi vlonjat pas masës që mori në mars, kur në sfidën me Elbasanin, u përfshi në dhunën e shkaktuar në Vlorë, çfarë solli dhe pezullimin e tij për gjashtë muaj nga aktivitetet sportive, duke e privuar atë nga ndeshjet me klubin.

Mirëpo, Disiplina ka zgjedhur t’i japë një mundësi të dytë argjentinasit i cili do ta kryejë dënimin të konvertuar në shërbim prove, ndaj dhe të ardhmes së tij i shtohen akoma më shumë pikëpyetjet, edhe pse ai vazhdon të stërvitet me skuadrën.

26-vjeçari humbi sfidat e rëndësishme për mbijetesën me skuadrat si Bylis, Tirana dhe Vora, ndaj dhe drejtuesit duhet të mendojnë edhe njëherë për të kuptuar se ç’do të bëjnë me futbollistin e afruar verën e kaluar për shifrën e 600 mijë eurove.

Poll

Lexo gjithashtu