Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E papranueshme”, Gentian Mezani pas disfatës me Skënderbeun: Nëse humbim një ndeshje, ta bëjmë më dinjitet

Shkruar nga NEWSPORT
“E papranueshme”, Gentian Mezani pas disfatës me
Gentian Mezani

Bylis është mposhtur me rezultatin 0-3 në shtëpi nga Skënderbeu, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Gentian Mezani.

“Kemi provuar këto dy ditë skema të tjera, pasi kemi pasur probleme në pozicionin e Kamara. Nga ata që unë edhe pyeta drejtuesit, Mahmuti është këtu në Ballsh për mbrojtës të djathtë dhe gati 1 sezon ka luajtur ashtu. Jam munduar të bëj diçka, por nuk shkoj mirë. Ky nuk është problemi  i rezultatit.

Skuadra pati rastet deri në pësimin e golit, nëse do shënonim do ishte ndryshe. Por pas pësimit të golit, gjithçka ishte ndryshe. Nuk shfaqëm atë që ne kishim punuar gjatë javës. Eufori mund të kishim nga ndeshjet e fundit, por e kemi vlerësuar maksimalisht Skënderbeun, ka cilësi dhe skuadër të mirë.

Por, mendoj që duhet ta kërkojmë tek vetja, nuk ka qenë eufori pasi nuk ka mbaruar asgjë. Ka shumë pikë, e kemi vështirësuar me ndeshjen e sotme. Ka ndeshje akoma, do të mundohemi të merremi me anën psikologjike. Nuk mund të pësojmë gol dhe të mundohemi të rikthejmë rezultatin, pasi bëhet më e vështirë.

Nëse humbim një ndeshje, ta bëjmë më dinjitet. Sot marr përgjegjësitë e mia, pasi jam unë ai që vendos skuadrën në fushë. Por mendoj se nuk kemi dhënë atë që duhet, kemi qenë gjithmonë me vonesë. Në çdo veprim që bënim ishim në kohë-vonesë. Kishim vonesë në sulm, në kthimin pas në mbrojtje. Kjo ka influencuar sot ndeshjen.  

Ishte një ndeshje me Partizanin, ku ekipi ishte i lodhur dhe doli me shumë probleme. Shkuam në Rrogozhinë dhe ndaj Egnatias bëmë ndeshje të mirë. Dhe munduam që gjatë kësaj periudhe t’i kishim të freskët. Sot përveç Ilieskit dhe portierit, pjesa tjetër ka qenë pushim ose kanë luajtur pak minuta. Mendonim se do t’i kishim të freskët. Ishte e papranueshme me gjithë ato hapësira që lejonim. Pas pësimit të golit ne filluam shthurje taktike. Nuk duhen më gabime, janë të patolerueshme, ndeshjet po pakësohen, s’kemi ku gjejmë pikët.

Zhgënjimi më i madh ishte mesfusha. Aty arritëm të humbisnim shumë shpejt, si faza difensive apo ofensive ishim jashtë kohe komplet. Ishim jashtë kohe në dyluftime, në marrje topi. Kundërshtari e merrte topin lirshëm dhe na vendoste në vështirësi me cilësitë dhe kualiteti që ka në ekip. Në të gjitha ndeshjet që kam qenë, apo kam parë Bylisin, është e vetmja ku Bylis ka pasur një shthurje. Pas pësimit të golit kemi qenë një skuadër tjetër, jo ajo që kemi qenë dje apo para pësimit të golit.

Nuk mendoj se çunat e neglizhuan, sepse e njohim cilësinë e Skënderbeut. Unë e vendos theksin akoma tek presioni që kanë pasur, sepse ishte ndeshje me presion kundër një kundërshtari direkt që na afrohet tepër shumë. Ndeshje në shtëpi, presion më i madh, fitorja detyrim, barazimi humbje për ne. Duke analizuar më qetë, do të shikojmë të gjejmë gabimet, t’i përmirësojmë sa më shpejt dhe të jemi më konkretë në momentet që shfaqemi para portës. Nëse do të kishim shënuar në ato 2-3 episode, mund të flisnim ndryshe, prandaj është futbolli i bukur”, është shprehur Mezani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga