
Almir Kryeziu
Dinamo po vazhdon intensivisht përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Drejtuesit po punojnë gjithashtu për të sjellë në ekip të gjithë futbollistët që Ilir Daja ka kërkuar.
I fundit që i shtohet listës së dëshirave është Almir Kryeziu. Ky i fundit luan në Superligën e Kosovës dhe është pjesë e Ballkanit.
Sulmuesi i krahut njihet mirë nga Ilir Daja, i cili kërkon ribashkimin me 26 –vjeçarin. Në 72 ndeshje me nënkampionët e Superligës së Kosovës, Kryeziu ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste.
Palët priten që së shpejti të nisin bisedimet, ndërsa anësori ka kontratë me ekipin nga Suhareka deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Poll